Foto: Facebook, UEFA EURO 2020

Holanda barazon me Gjermaninë, kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve (Foto)

Holanda ka bërë një rikthim të ‘çmendur’ ndaj Gjermanisë, nga rezultati 2-0, në 2-2, në minutat e fundit të ndeshjes.

Gjermania e nisi mirë lojën, ku vetëm pas nëntë minutave kaloi në epërsi me sulmuesin Timo Werner.

Për golin e dytë u përkujdes Lorey Sane i Manchester Cityt në minutën ’20.

Holanda deri në minutën ’84 bëri përpjekje të dështuara që të shënonte gol.

Tek në minutën ’85 e ngushtoi epërsinë më Quincy Promes, pas asistimit të De Roon.

Barazimin ‘tulipanëve’ ia sjelli Van Dijk në minutën e ’91.

Holanda pas katër ndeshjeve ka grumbulluar shtatë pikë, në Grupin 1 të Ligës A, po aq sa Franca, e cila i ka shtatë pikë, por ka golaverazh më të dobët.