Foto: Informateperu

Hitler kundër Lenin-it: Zgjedhjet në një komunë në Peru janë një përballje historike

Hitler Alba po përpiqet të kërkojë një mandat të ri si kryetar i komunës së Yungar, por përballë ka konkurrencën nga Lenin Vladimir Rodríguez Valverde.

Hitler shpreson ta kthejë pushtetin në një qytet të vogël në Ande, pavarësisht kërcënimit nga ndëshkuesi i quajtur Lenin, raporton The Guardian.

Parullat e fushatës “Kthimi i Hitlerit” dhe “Hitleri me popullin” janë shfaqur rreth qytetit peruan të Yungar, ku politikani vendas Hitler Alba po kërkon një mandat të ri si kryetar komune.

“Unë jam Hitleri i mirë”, tha Alba në transmetuesin lokal, RPP.

Duke theksuar se ai kundërshton atë që diktatori nazist Adolf Hitler ka bërë, Alba tha se dëshiron të mbikëqyrë një qeveri të drejtë dhe transparente në Yungar, një qytet bujqësor në Ande-n qendrore të Perusë.

Por fushata e Alba-s këtë vit u kritikua nga Lenin Vladimir Rodríguez Valverde, një banor i një rrethi fqinjë që u përpoq të bllokonte regjistrimin e Alba-s si kandidat.

Autoritetet zgjedhore e hodhën poshtë kërkesën javën e kaluar, duke lejuar Hitlerin të shfaqet në fletëvotimet për zgjedhjet e 7 tetorit.

Alba tha se babai i tij nuk ishte në dijeni se kush ishte Adolf Hitler kur e emëroi atë. Pas mësimit të historisë, Alba tha se ai e konsideronte ndryshimin e emrit të tij, por përfundimisht e pranoi atë.

Në Peru dhe kudo në Amerikën Latine, prindërit shpesh zgjedhin emra të huaj dhe ekzotikë për fëmijët e tyre, pavarësisht kuptimeve negative të tyre jashtë vendit.

Vitin e kaluar një ekip kombëtar i futbollit për fëmijë në Peru u emërua Osama Vinladen, raporton The Guardian.

Pëgatiti: Drenushë Ramadani