Historia e Paradës së Krenarisë

Parada e Krenarisë është një ngjarje, ku komuniteti LGBTI (homoseksualë,biseksualë,transgjinorë dhe interseksualë) festojnë dhe marshojnë për pranimin e tyre në shoqëri dhe respektimin e zgjedhjes së tyre.

Në Kosovë, Parada e parë e Krenarisë, është mbajtur me 10 tetor 2017, ku pjesëmarrës ishin qindra njerëz dhe ngjarja kishte përfunduar pa asnjë incident. Në këtë ngjarje kishin marrur pjesë edhe njerëz nga politika duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, ministren Dhurata Hoxha, e ambasadorë të shteteve si Greg Delawie, Ruari O’Connell dhe shefja e zyrës së BE në Kosovë , Nataliya Apostolova.

Ndërkaq sot po mbahet parada e dytë në Kosovë ku po ashtu po marrin pjesë qeveritarët dhe ndërkombëtarët.

(Parada e parë e Krenarisë në Kosovë,Prishtinë. Viti 2017)

Historia e Paradës, nis në vitin 1965, ku pas lajmeve për burgun kubanez të homoseksualëve,  shoqata ‘’Mattachine’’ frymëzohet për të organizuar  protesta para Shtëpisë së Bardhë.

Më vonë në vitin 1969, personat homoseksualë, biseksualë dhe transeksualë u përleshen me policinë para kafenesë  ‘’Stonneëall Inn’’ në New York, i cili ishte kafene vetëm për personat e komunitetit LGBTI.

Më 2 nëntor 1969, Craig Rodëell, Fred Sargeant, Ellen Broidy dhe Linda Rods, propozuan Paradën e parë të Krenarisë, me anë të një Rezolute në Konferencën Rajonale Lindore të organizatave Homofile (ERCHO), ne Filadelfia.

Parada e parë e Krenarisë, është mbajtur me 27 qershor 1970 në Chicago e organizuar nga organizata Chicago Gay Liberation, duke zgjedhur si datë të shtunën e fundit të qershorit, për të përkujtuar ngjarjet në ‘’Stonneëall’’. Më vonë shumica e paradave nëpër botë, do të mbaheshin ne këtë datë.

Ndërsa një ditë më vonë në Neë York është mbajtur një paradë e ngjajshme e njohur si ‘’ Dita e Çlirimit të rrugës Christopher, gjithashtu për të kujtuar ngjajet në ‘’Stonnewall’’.

(Kafeneja ‘’Stonnewall Inn’’, New York)

Parada e parë në Ballkan

Parada e parë e Krenarisë në Ballkan, është mbajtur me 30 qershor 2001 në Beograd, Serbi, nga disa grupe te komunitetit LGBTI dhe kishte përfunduar me incidente të shumta.

Kur pjesëmarrësit filluan të mblidheshin në një nga sheshet kryesore të qytetit, shumë kundërshtarë sulmuan ngjarjen, duke plagosur disa pjesëmarrës dhe duke ndaluar këtë marsh. Policia nuk ishte e përgatitur për këto sulme dhe për të mbrojtur njerëzit.

Disa nga viktimat e sulmit, u strehuan në një qendër kulturore të studentëve, ku po mbahej  një diskutim për Paradën. Kundërshtarët e rrethuan ndërtesën dhe ndaluan diskutimin që të mos ndodhte. Pati përleshje ndërmjet policisë dhe kundërshtarëve, ku shumë policë mbeten të lënduar.

( Parada e Krenarisë, Beograd, viti 2010).

Parada më e madhe e Krenarisë që ka hyrë në rekordet Guinness, është mbajtur në  Sao Paolo, Brazil në vitin 2006 ku ishin të pranishëm rreth 2.5 milionë njerëz. Në Brazil Parada e Krenarisë përkrahet fuqishëm nga guvernatori i Sao Paolos dhe nga qeveria e Brazilit.

Ngjarja  zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe bugjeti vjetor që ndahet për këtë paradë kalon shifrën 1 milionë euro.

( Parada e Krenarisë, Sao Paolo,Brazil. Viti 2014)