Historia e ‘hat-trik’-ëve të Ronaldon në Champions League

Cristiano Ronaldo mbrëmë shënoi hat-trickun e tetë në karrierë në Champions League, duke arritur në 124 gola në total në kuadër të kësaj gare.

Mediat evropiane “shpërthyen”  me tituj, ndërsa disa e quajtën “Mr Champions League”, kurse portugezi është në rrugë për të fituar për të gjashtën herë garën më prestigjioze për klube në Evropë.

KALLXO SPORT ju sjell statistikat e tetë hat-trickave në karrierën e Ronaldos, prej të cilëve 7 i ka shënuar për Real Madrid ndërsa 1 për Juventusin.

Tre golëshin e parë në karrierë Ronaldo e shënoi kundër Ajaxit me 3 tetor të vitit 2012 në “Amsterdam Arena”, ndeshje që Real Madrid e fitoi me rezultat 4-1, e cila ishte e vlefshme për fazën e grupeve.

Afërsisht një vit më pas, saktësisht me 17 shtator 2013, portugezi shënoj hat-trickun e dytë në karrierë, në ndeshjen kundër ekipit turk Galatasaray, ku madrilenët e kishin fituar me rezultat 6-1, ndërsa edhe kjo përballje ishte në fazën e grupeve.

Hat-trickun e tretë Ronaldo e arriti kundër ekipit ukrainas Shakhtar me 15 shtator 2015 në “Santiago Bernabeu”, ku ekipi i tij në fazën e grupeve arriti fitoren 4-0.

Ronaldo vazhdoi me hat-trick në vitin 2015, ku me 8 dhjetor e arriti kundër Malmos, në fitoren e Realit prej 8-0, ndërsa Cristiano këtë ndeshje kishte shënuar 4 gola.

Ekipi gjerman Wolfsburg kishte “viktima” e radhës e Ronaldos, ku në çerekfinale të sezonit 2015/16 me 12 prill të 2016, Ronaldo shënoi tre golat e ndeshjes, duke ndihmuar Realin e Mardidit për t’u kualifikuar në gjysmë finale të Championsit, ndërsa ky ishte hat-tricku i pestë i tij.

Një tjetër ekipi gjerman Ronaldo i shënoi hat-trickun e radhës, ku më 18 prill 2017, në kryeqytetin spanjoll Reali mposhti Bayern Munichun me rezultat 4-2, e që ishte e ndeshja e dytë e çerekfinales.

Cristiano Ronaldo i kishte shënuar edhe një herë tjetër hat-trick Atletico Madridit në Champions League. Me 2 maj të vitit 2017 Cristiano i shënoi tre golat e ndeshjes në Bernabeu, që ishte ndeshja e parë e gjysmë finales të sezonit 2016/2017. Hat-tricku i Ronaldos i ndihmoi Realit për t’u kualifikuar në finale të atij sezoni, ku më pas mposhti Juventusin.

Dhe barazimin me Lionel Messin sa i përket hat-trickave të shënuar në Champions League Cristiano Ronaldo e arriti mbrëmë në ndeshjen e dytë ndaj Atletico Madrid. Rivaliteti i këtyre dy lojtarëve do të vazhdojë të jetë i hapur në çdo fron, ndërsa Ronaldo sa i përket golave të shënuar në Champions udhëheq kundrejt Messit, me 124 të tillë, kurse Messi aktualisht ka 106.