Hendboll, Kosova u mposht nga Brazili

Ka përfunduar takimi mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Brazilit në hendboll, për grupmoshën U21, me rezultat përfundimtar 22:36, për Brazilin.

Edhe në pjesën e parë të ndeshjes Brazili ishte në epërsi.

Kjo është edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.

Kosova nesër do ta ketë ndeshjen e fundit në këtë kampionat, atë me Bahreinin, që zhvillohet në ora 16:30.

Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë më 28 korrik./21Media