Foto: Hendbollistet e Istogut

Hendboll, Istogu kampion i sezonit vjeshtor në kategorinë e vajzave (Foto)

Sezoni vjeshtor në kategorinë e vajzave në hendboll ka mbaruar pas nëntë xhirove.

Mbyllja e sezonit vjeshtor, ka qene mjaftë dramatik, pasi mes vendit të parë dhe vendit të dytë nuk ka dallim në pikë, pasi të dyja i kanë nga 16 pikë.

Por, Istogu mbetet kampion vjeshtor, për arsye të gol dallimit.

Në vendin e trete dhe të katërtin mbesin Shqiponja e Kastrioti, me nga 13 pikë, si ndjekësit më serioz për titullin e kampionit.

Vjosa mbetet e vetmja skuadër me nëntë humbje nga nëntë ndeshje, pra me zero pikë.