Hendboll, historike: Kosova U21 kualifikohet për Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 në hendboll për djem, ka arritur të triumfojë ndaj Taipeit Kinez me rezultat 30-26, në kuadër të IHF Trophy Intercontinental.

Kosova U21 pas kësaj fitoreje do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror për U21 që do të zhvillohet në Spanjë prej datës 16 deri me 28 korrik të këtij viti.

Finalja u zhvillua në Pallatin e Rinisë Sporteve në Prishtinë”.

Kujtojmë, se Kosova U19 sot e ka fituar medaljen e bronztë pasi e mposhti Kandanë me rezultat 32-26.

 

Sot luhet finalja që mund ta bëjë Kosovën U21 pjesë të historisë