‘Hat trick’ nga Messi në fitoren e Barcelonës 5-0 ndaj Levantes (Foto)

Barcelona ka shënuar fitore të lehtë ndaj Levantes, me rezultat 5-0, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 16-të në La Liga.

Blaugranët e nisën mirë, pasi në minutën e 35’ krijuan epërsinë e parë me golin e Luis Suarezit.

Për rezultatin e pjesës së parë u përkujdes Messi në minutën e 43’.

Aty ku e la edhe e nisi Messi, pasi në minutën e 47’ e trefishoi epërsinë.

Argjentinasi nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe golin e tij të tretë personal në këtë ndeshje dhe të katërtin për Barcën ne minutën e 60’.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Pique në minutën e 88’.

Pas kësaj fitore Barcelona e ruan vendin e parë me 34 pikë.