Haskuka : Ishim më të Pasur Para Politikës

Debat Pernime ju sjell pamje të pasurisë familjare të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës.

Mytaher Haskuka, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Prizren sipas bashkëshortes posedon një shtëpi, banesë , dy vetura dhe tokë.

Burçin Haskuka duke folur rreth kandidimit të bashkëshortit të saj tha se politika ka ndikuar në zvogëlim të pasurisë familjare.

“Me qenë të sinqertë, para politikës kemi pasë kushte më të mira”, tha ajo.

Haskuka po ashtu përshkroi disa prej karakteristikave të personalitetit të kandidatit dhe preferencave në ushqim.

“Ai mundet me qenë shumë i vështirë, kur thotë jo nuk mundesh me ndryshu mendim. Pasuli me mish, por pasuli i nanës, unë nuk e bëj aq mirë”, tha ajo.