Harry Kane, lider i Tottenhamit (Foto)

Tottenham pas barazimit 1-1 ndaj Barcelonës e siguroi kualifikimin për eliminim direkt në Ligën e Kampioneve.

Golin e vetëm  për Tottenhamin në këtë ndeshje e shënoi Lucas Moura, pas një asistimi të bukur nga sulmuesi anglez Harry Kane.

Harry Kane në 16 ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve, ka qenë i involvuar në 16 gola.

Sulmuesi anglez nga 16 ndeshje në Ligën e Kampionëve, ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar tre herë.

Këto statistika të Kane, tregojnë se sa i rëndësishëm është për skuadrën londineze Tottenham.