Hapet Kampi Veror për Diasporën

Ministria e Diasporës dhe OJQ “Toka” organizojnë kampin veror me të rinjtë nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria.

Kampi hapet sot dhe organizohet në qendrën rekreative “Gërmia” nga data 24 – 28 korrik . Pjesëmarrës do të jenë të rinjtë e grup-moshës 14-17 vjeç.

Hapjen zyrtare të kampit veror do ta bëjë ministri i Diasporës, Valon Murati.

“TOKA JONË” është kamp veror për të rinjë nga Diaspora, Shqipëria dhe Kosova.

Aktivitetet e kampit parashohin vizita në vendet më të bukura të Kosovës dhe  aktivitete të ndryshme.

Pjesmarrësit nw kamp mund të jenë nga 14-17 vjeç

Programi.
Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të rinjtë të argëtohen dhe mësojnë përmes:
– Aktiviteteve socializuese
– Edukimit jo-formal
– Vizitave njohëse të kulturës, monumenteve dhe bukurive natyrore
– Lojërave sportive – sikur ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin
…dhe shumë eksperienca të tjera!

Informata te tjera rreth kampit mund ti gjeni në këtë link