Hapet Ekspozita e Finalistëve të Çmimit “Artistët e Rinj”

Ceremonia e hapjes do të bëhet sot në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ceremoninë e hapjes se ekspozitës së finalistëve të edicionit të dytë të çmimit “Aristët e Rinj”.

Konkurentë për çmimin për këtë vit janë: Adea Pula, Altin Krasniqi, Din Azizi, Faton Mazreku, Jetullah Sylejmani dhe Shpend Havolli.

Ekspozita u përgatit nga Rudina Xhaderi dhe Alban Muja. Ceremonia e hapjes do të bëhet në Galerinë Kombëtare të Kosovës,sot me 8 Qershor 2017, ora 20:00. në Galerinë Kombëtare të Kosovës.