Haga Ndalon Konsumimin e Marihuanës në Qendrën e Saj

Qyteti i Hagës është bërë vendi i parë në Holandë që e ndalon konsumin e marihuanës në qendër, në stacione treni dhe zona tregtare.

Sipas “The Guardian”, ky është shembull i trendit të ashpërsimit të politikës së tolerancës në shitjen e drogës së lehtë.

“Një zëdhënës i kryetares së komunës (Pauline Krikke) ka thënë se banorët dhe vizitorët janë ankuar për erën e fortë të drogës dhe zhurmës së bërë nga përdoruesit e saj”, ka raportuar “The Guardian”.

Po ashtu, mediumi britanik, ka raportuar se në kafene dhe strehimore do të shpërndahen fletushka përmes të cilave informohen rreth shumës së gjobave me të cilat do të përballen në rast se veprohet në kundërshtim me ndalësën e re.

“Megjithatë, vetëdija për rritjen e varieteteve të forta të marihuanës që janë të qasshme së fundi, në krahasim me vitet e 70-ta kur edhe hyri në fuqi politika e tolerancës — si dhe shqetësimi se ajo është duke inkurajuar sjellje anti-sociale — ka bërë që niveli qendror dhe komunal të mendojë përsëri në vitet e fundit”, ka shkruar “The Guardian”.

Ndërkaq, sipas mediumit britanik, 573 kafene në 380 komuna të Holandës, shesin kanabis haptazi.

Kaçaniku në pritje të ujit

by Qëndresë Mustafa
NA NDIQNI

Send this to a friend