Griezmann: Më shumë stresohem si ta fitoj një lojë në ‘Fortnite’ se kur jam përballë portës

Sulmuesi francez i Atletico Madridit ka dhënë një intervistë për ‘Oh My Goal’, duke treguar gjëra të pazbuluara deri më tani.

Francezi është duke kaluar në një formë të mirë, pasi në verën e vitit 2018 e fitoi Superkupën e Europës me Atletico Madridin dhe Kupën e Botës me Francën.

Ai është një fans i flakët i lojës “Fortnite”.

Grizi festimin e golit e ka marrë model prej kësaj loje.

Bile ai ka treguar se më shumë është i stresuar duke tentuar ta fitojë lojën në ‘Fortnite’, sesa kur është përball portës për të shënuar gol.

“Jam shumë më i stresuar duke tentuar që të shënoj fitore në Fortnite, se sa kur jam përball portës për të shënuar gol”, ka thënë Griezmann për “Oh My Goal.

Griezmann në këtë sezon i ka shënuar 18 gola në të gjitha garat nga 35 paraqitje për spanjollët.