Griezmann i pandalshëm, shënon golin e fitores për Atletico Madridin (Foto)

Atletico Madrid nuk ka të ndalur, pasi ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj Espanyolit, në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me një dominim të lehtë të skuadrës mysafire e cila posedimin dhe goditjet në portë i kishte më shumë.

Edhe në pjesën e dytë Espanyoli e kishte përqindjen e topit 70% me 30%, por humbi.

Golin i cili vlen tri pikë e shënoi Girezmann nga penalltia.

Pas kësaj fitore Atletico Madrid, pozicionohet në vendin e dytë me 34 pikë.