Graziano Cesari: Banti gaboi rëndë, Emre Can bëri faull për penallti ndaj Contit

Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Juventusit dhe Milanit, për Superkupën e Italisë, përfundoi me fitoren e ‘Bianconerëve’, por nuk përfundoi pa polemika.

Fillimisht pasi u shikua sistemi VAR, mesfushori i Milanit Franck Kessie u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Emre Can.

Ish gjyqtari i kampionatit italian, Graziano Cezari, i cili tashmë punon në mediat italiane, kishte kritika të ashpëra ndaj gjyqtarit kryesor Luca Banti, duke i analizuar rastet në bazë të pamjeve filmike.

Ai e ka komentuar ndërhyrjen e Erme Can ndaj Contit, ku ka thënë se ka qene penallti e pastërt.

“Kam mbetur i befasuar kur Banti vendosi të mos shohë në VAR ndërhyrjen e Emre Can ndaj Contit, pasi ishte në një moment kyç të sfidës dhe mund të ndryshonte rrjedhën e saj. Siç e tha edhe Gattuso, VAR-i është thirrur për të shuar dhe jo për të shtuar polemikat. Kartoni i kuq ndaj Kessie ishte tërësisht i merituar, por faulli i tij ishte i njëjtë me atë të Matuidi, i cili u injorua nga Banti. Edhe ndërhyrjen e Emre Can ndaj Contit e shoh si penallti të pastër, pasi mesfushori i Juves nuk prek topin për asnjë moment dhe bën faull të shkujdesur në rrëshqitje”, ka thënë Cessari.