Foto: RTV 21

Gratë në Arabi Mund të Shikojnë Futboll në Stadium

Për herë të parë në historinë e Arabisë Saudite qeveria ka vendosur që grave t’u lejohet të shikojnë futboll në stadium.

Por gratë nuk mund t’i shikojnë ndeshjet të vetmuara, por vetëm në shoqëri të ndonjë anëtari të familjes.

Grave do t’u lejohet prania në stadium në ndeshjen e ligës së parë arabe ku do të luajnë Al-Ahli dhe Al-Batin, ndërsa ndeshja do zhvillohet në qytetin Dshida.

Gjithashtu edhe në ndeshjet tjera që do të zhvillohen në kryeqytetin Riad dhe qytetin Daman, grave do t’u lejohet shikimi i tyre nga stadiumi./21Media