Google shkëput të gjitha lidhjet me Huawei

Gjiganti amerikan Google, sistemin e të cilit Android e përdorin një pjesë e telefonave të mençur në botë, njoftoi se do të ndërpresë të gjitha lidhjet me Huawei, për shkak të të cilës kompania kineze nuk do të jetë në gjendje t’iu ofrojë përdoruesve të saj Gmail ose Gogle Maps.

Vendimi vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ndaloi kompanitë e telekomunikacionit amerikan të bëjnë biznes me kompanitë e huaja, që mund të përbënin një kërcënim për sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.

Masat e Trump gjithashtu vlejnë për Huawei, prodhuesi i dytë më i madh në botë për telefona të mençur, i cili dyshohet për spiunim në llogari të Kinës. Huawei është në listën e kompanive me të cilat kompanitë amerikane do të jenë në gjendje të bëjnë biznes vetëm nëse marrin leje nga autoritetet.

“Do të respektojmë vendimin e Trump dhe të shqyrtojmë se çfarë nënkupton”, bën të ditur përfaqësues të Google në një deklaratë për media. Huawei ende nuk komentoi mbi masat e Google dhe presidentit Trump.