Foto: Gjilani/ Facebook

Gjilani rikthehet te fitoret (Foto)

Gjilani ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme përball  Drenicës, në kuadër të xhiros së 15-të të Ipko Superligës.

Gjilani fitoi me rezultat 1-0, ku golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Vilford Hysa në minutën e ’86.

Pas kësaj fitore Gjilani ngjitet në pozitën e katërt me 24 pikë.

Kurse Drenica bie në pozitën e tetë me 18 pikë.