Foto: Gjilani/Facebook

Gjilani e shkarkon trajnerin pas humbjes ndaj Dritës (Foto)

Skuadra e Gjilanit e ka shkarkuar trajnerin Sadat Pajaziti, pas humbjes ndaj rivalit lokal Dritës të shtunën.

Gjilani sot e ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme e kanë ndërprerë bashkëpunimin me Pajazitin.

Drejtimin e skuadrës e ka marrë Alban Hyseni, si ushtrues detyre.

Më posht mund të shikoni njoftimin e plotë të Gjilanit.

Gjilani ndërpret bashkëpunimin me Pajazitin

Gjilan, 20 Shkurt-Skuadra e Gjilanit ditën e sotme me marrëveshje të dyanëshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm, Sadat Pajaziti.Ushtrues detyre në postin e trajnerit është caktuar, Alban Hyseni.

Klubi futbollistik SC Gjilani, e falëmnderon Pajazitin për kontributin e dhënë deri më sot, dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës së tijë menagjeriale.