Gjilani, Drenica, Feronikeli e Llapi e mbyllin sezonin vjeshtor me fitore

Gjilani, Drenica, Feronikeli e Llapi e kanë mbyllur sezonin vjeshtor me fitore, ndeshje këto që janë zhvilluar në kuadër të xhiros së 17-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Drenica ka shënuar fitore të lehtë ndaj KEK-ut me rezultat të thellë prej 5-1.

Pas kësaj fitore Drenica, pozicionohet në vendin e pestë me 24 pikë, ndërsa KEK-u, në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Gjilani ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Ferizajit, me rezultat prej 1-0.

Gjilani pas kësaj fitore ka grumbulluar 27 pikë, ndërsa Ferizaji 15 pikë.

Feronikeli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Flamurtarit, dhe ka rrëmbyer vendin e parë me 39 pikë, së paku deri nesër në përfundimin e ndeshjes Prishtina- Drita.

Nikli nga 17 xhiro ka grumbulluar 39 pikë, ndërsa Flamurtari 22 pikë në vendin e shtatë.

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe Llapi, duke e forcuar vendin e tretë me 35 pikë.

Ndërsa Liria, pas humbjes ndaj Llapit, përsëri mbetet në vendin e barazhit.

Nesër zhvillohen edhe dy ndeshje ndërmjet Trepçes ’89 – Ballkanit dhe Prishtines dhe Dritës.