Ilustrim - FOTO - REL

Gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë në punë

Pa marrë parasysh se sa të talentuar jeni ose se çfarë keni arritur, ka fraza të caktuara që ndryshojnë menjëherë mënyrën se si njerëzit ju shohin.

Andaj ka disa gjëra që thjesht nuk duhet t’i thoni në punë.

  1. Nuk është e drejtë

Gjithkush e di se jeta nuk është e drejtë. Duke thënë këtë, ju mendoni se jeta duhet të jetë e drejtë, gjë që ju bën të dukeni të papjekur dhe naiv.

  1. Kjo është mënyra se si e kemi bërë gjithmonë

Në këtë mënyrë ju tregoni se nuk jeni të gatshëm për përmirësime.

  1. Nuk ka problem

Kur dikush ju kërkon të bëni diçka ose ju falënderon për të bërë diçka dhe ju u thoni atyre “asnjë problem” ju jeni duke nënkuptuar se kërkesa e tyre duhet të ketë qenë një problem për ju. Kjo i bën njerëzit të mendojnë se ju kanë imponuar. Thoni “Ishte kënaqësi”.

  1. Nuk është faji im

Jini të përgjegjshëm, nëse do të kishit ndonjë rol – sado i vogël – në atë gjë që nuk shkoi mirë, duhet ta merrni këtë të fundit. Nëse jo, ofroni një shpjegim objektiv, të paanshëm për atë që ka ndodhur.

  1. Nuk mundem

Në rast se vërtetë nuk mundeni, mos e mbyllni me aq fjalinë. Jepni një alternativë të dytë. Nuk mundem të qëndrojë deri vonë pas pune por do të vij nesër në mëngjes herët./21Media