Gjërat që i Ndodhin Trupit Nëse Merrni Vaj Peshku Çdo Ditë

Kapsulat e vajit të peshkut prodhohen nga vajrat dhe yndyra e nxjerrë nga peshqit.

Këto janë dobitë shëndetësore të vajit të peshkut:

-Përmirëson shëndetin kardiovaskular: Acidet kryesore Omega-3 të vajit të peshkut normalizojnë rrahjet e çrregullta të zemrës dhe ulin nivelet e triglicerideve, duke reduktuar rrezikun e sulmit kardiak dhe goditjes në tru.

-Përmirëson memorien: Acidet Omega-3 mbrojnë membranat e qelizave nervore dhe stimulojnë kujtesën afatgjatë.

-Ndihmon humbjen e peshës: Nëse bëni aktivitet fizik të rregullt, shtoni në dietën tuaj vaj peshku dhe rezultatet do të flasin vetë. –

Forcon imunitetin: Një dietë e pasur me acide yndyrore Omega-3 rrit aftësinë mbrojtëse të trupit falë aktivizimit të qelizave të bardha të gjakut./ 21 Media