Liga e Kombeve

Gjendja e Ligës së Kombeve deri më tani: kush kualifikohet e kush eliminohet?

Faqja zyrtare e UEFA-s publikuar një shkrim në të cilin bëhet një pasqyrim se kush do të ngritet një grup më larg, kush do të bjerë më poshtë dhe kush të luajë në play-off për EURO 2020.

Gjendja e kombëtareve që kanë luajtur deri më tani

Shqipëria: C1 – Ende duhet të pritet për pozitën e tyre konfirmuese

Do të luajë me 17 nëntor si vendas me Skocinë.

Do të bjerë nga liga nëse dështon ta mposhtë Skocinë.

Andorra: D1-  pozitë ende në konfirmim

Andorra do të luajë më 16 tetor kundër Kazakhstanit si mysafir, ndërsa më 15 nëntor kundër Gjeorgjisë si vendas e ndeshjen e fundit do ta luaj ndaj Letonisë me 19  nëntor si vendas.

Armenia: D4- pozite ende në konfirmim

Do të luajë sonte ndaj Maqedonisë si vendas, më 16 nëntor kundër Gjibraltarit si mysafir dhe ndeshjen e fundit përsëri mysafir ndaj Lihtenshtajnit.

Austria: B4 –  pozitë ende në konfirmim

Do të luajë me 15 nëntor kundër Bosnjës si vendas, ndërsa më 18 nëntor do të luajë kundër Irlandës së Veriut si vendas.

Austria do të promovohet një ligë më lart nëse arrin t’i fitojë të dy ndeshjet e ardhshme dhe ka statistika më të mirë kokë me kokë kundër Bosnjës.

Azerbajxhani:  D3 – pozitë ende në konfirmim

Më 17 nëntor luan si vendas ndaj Ishujve Faroe, kurse me 20 nëntor luan si mysafir i Kosovës

Bjellorusia: D2 – pozitë ende në konfirmim

Do të luajë ndaj Luksemburgut me 15 nëntor si mysafir, më 18 nëntor do të jetë përsëri mysafir ndaj San Marinos.

Belgjika:  A2- pozitë ende në konfirmim

Do të luajnë me 15 nëntor si vendas ndaj Islandës dhe me 18 nëntor kundër Zvicrës si mysafir.

Bosnja dhe Hercegovina: B3  pozitë ende në konfirmim

Do të luajë vetëm një ndeshje kundër Austrisë me 15 nëntor si mysafir.

Bosnjës i duhen pikë në ndeshjen kundër Austrisë në mënyrë që të ngritet një ligë më lartë.

Bullgaria:  C3- pozitë ende në konfirmim

Do të luaj ndaj Norvegjisë më 16 tetor si mysafir, kurse më 16 nëntor do të jetë mysafir i Qipros,  më 19 nëntor do ta presë Slloveninë si vendas.

Bullgaria do të promovohet në një ligë më lart nëse fiton sonte ndaj Norvegjisë dhe Qipro nuk e mposhtë Slloveninë.

Kroacia: A4 –  pozitë ende në konfirmim

Do të luajë me Spanjën më 15 nëntor si vendas dhe kundër Anglisë me 18 nëntor si mysafir.

Kroacia do ta ruajë një vend si finalist nëse arrin t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura.

Qipro:  C3- pozitë ende në konfirmim

Do të luajë ndaj Sllovenisë si mysafir me 16 tetor, më 16 nëntor ndaj Bullgarisë si vendas, kurse më 19 nëntor vendas ndaj Norvegjisë.

Republika e Çekisë: – pozitë ende në konfirmim

Do të luajë ndaj Ukrainës më 16 nëntor si mysafir dhe me 19 nëntor si vendas ndaj Sllovakisë

Danimarka: B4 – pozitë ende në konfirmim

Më 11 nëntor luan kundër Uellsit si mysafir, më 19 nëntor ndaj Irlandës si vendas

Anglia: A4 – pozitë ende në konfirmim

Më 18 nëntor do të luajë vetëm një ndeshje ndaj Kroacisë si vendas.

Anglia do ta zë një vend si finalist nëse Spanja dështon ta mposhtë Kroacinë dhe Anglia e mposht Kroacinë në ndeshjen ndërmjet tyre.

Estonia: C2 – pozitë në konfirmim

Më 15 nëntor luan kundër Hungarisë si mysafir, më 18 nëntor përsëri mysafir ndaj Greqisë

Estonia nuk ka mundësi të promovohet në një ligë më lart, nëse humb ndeshjen ndaj Hungarisë do të bjerë në një ligë më poshtë.

Ishujt Faroe: D3 – pozitë në konfirmim

Më 17 nëntor luan kundër Azerbajxhanit si mysafir dhe më 20 nëntor ndaj Maltës si mysafir.

Finlanda: C2 – pozitë në konfirmim

Më 15 nëntor kundër Greqisë si mysafir dhe më 18 nëntor ndaj Hungarisë si mysafir.

Franca: A1 – pozitë në konfirmim

Do të luajë sonte ndaj Gjermanisë si vendas dhe më 16 nëntor ndaj Holandës si mysafir.

Maqedonia: D4- pozitë në konfirmim

Do të luajë më 16  tetor ndaj Armenisë si mysafir, më 16 nëntor kundër Lihtenshtajnit si mysafir, ndërsa më 19 nëntor luan ndaj Gjibraltarit si vendas.

Do të promovohet një ligë më lart nëse fiton sot ndaj Armenisë dhe ndeshja ndërmjet Gjirbraltarit dhe Litenshtajnit përfundon baras.

Gjeorgjia: D1- pozitë ende në konfirmim

Sonte luan ndaj Letonisë, më 15 nëntor kundër Andorrës si mysafir, më 19 nëntor luan si vendas ndaj Kazakistanit.

Do të promovohet në një ligë më lart nëse fiton sonte ose nëse ndeshjet tjera në grup barazojnë.

Gjermania: A1 – pozitë ende në konfirmim

Sonte luan ndaj Francës si mysafir, dhe më 19 nëntor ndaj Holandës si vendas.

Gjibraltari: D4- pozitë ende në konfirmim

Do të luajë sonte ndaj Lihtenshtajnit si vendas, kundër Armenisë si vendas më 16 nëntor dhe kundër Maqedonisë si mysafir më 19 nëntor.

Greqia: C2 – pozitë në konfirmim

Më 15 nëntor luan si vendas ndaj Estonisë dhe më 18 nëntor ndaj Finlandës si vendas.

Hungaria: C2 – pozitë në konfirmim

Më 15 nëntor luan ndaj Estonisë si vendas, më 18 nëntor ndaj Finlandës si vendas.

Nuk ka asnjë mundësi të promovohet në një ligë më lart.

Islanda: A2 –  do të bjerë në një ligë më poshtë

Do të luajnë me 15 nëntor ndaj Belgjikës si mysafir.

Me humbjen e mbrëmshme ndaj Zvicrës me rezultat 2-1 është konfirmuar rënia nga liga.

Izraeli: C1 – pozitë në konfirmim

Do të luajë me 20 nëntor ndaj Skocisë si mysafir

Do të mund të promovohet në një ligë më lart nëse barazon ndaj Skocisë.

Italia:  A3 – pozitë ende në konfirmim

Do të luajë më 17 nëntor ndaj Portugalisë si vendas.

Italianët kanë një shansë të vetme të kualifikohen nëse arrijnë ta mposhtin Portugalinë, e këta të fundit nëse nuk fitojnë ndaj Polonisë.

Kazakistani: D1 – pozitë në konfirmim

Do të luajë sonte ndaj Andorrës si vendas, më 15 nëntor ndaj Letonisë si vendas dhe më 19 nëntor ndaj Gjeorgjisë si mysafir.

KOSOVA: D3 – pozitë në konfirmim

Më 17 nëntor do të luajë ndaj Maltës si mysafir, më 20 nëntor si vendas ndaj Azerbajxhanit

Do të mund të promovohet në një grup më lartë nëse e mposht Maltën.

Latvia: D1– pozitë në konfirmim

Më 16 tetor luan si vendas ndaj Gjeorgjisë, më 15 nëntor kundër Kazakistanit si mysafir dhe më 19 nëntor ndaj Andorrës si mysafir.

Lihtenshtajni: D4- pozitë në konfirmim

Më 16 tetor luan ndaj Gjibraltarit si mysafir, më 16 nëntor ndaj Maqedonisë si vendas dhe më 19 nëntor ndaj Armenisë si vendas.

Lituania: C4 – pozitë në konfirmim

Më 17 nëntor luan ndaj Rumanisë si mysafir, dhe më 20 nëntor ndaj Serbisë si mysafir.

Nëse I fiton të dy ndeshjet dhe nëse Rumania humb kundër Malit të Zi, atëherë ka një shansë që mos të bjerë një ligë më poshtë. Nuk ka shanse të promovohet.

Luksemburgu: D2- pozitë ende në konfirmim

Do të luajë më 15 nëntor ndaj Bjellorusisë si vendas dhe më 18 nëntor ndaj Moldavisë si mysafir.

Do të mund të kualififikohet nëse fiton ndaj Bjellorusisë.

Malta: D3 – jashtë çdo gare

Më 17 nëntor ndaj Kosovës si vendas dhe më 20 nëntor ndaj Ishujve Faroe si vendas.

Nuk ka shanse të promovohet në një ligë më lart.

Moldavia: D2- pozitë në konfirmim

Do të luajë më 15 nëntor ndaj San Marinos si mysafir dhe më 18 nëntor ndaj Luksemburgut si vendas.

Mali i Zi: C4 – pozitë në konfirmim

Do të luajë me Serbinë më 17 nëntor si mysafir dhe më 20 nëntor ndaj Rumanisë si vendas.

Do të kualifikohej në një ligë më lart nëse i fiton të dy ndeshjet.

Holanda: A1- pozitë në konfirmim

Më 16 nëntor ndaj Francës si vendas dhe më 19 nëntor ndaj Gjermanisë si mysafir.

Irlanda e Veriut: B3- pozitë në konfirmim

Do të luajë ndaj Austrisë më 18 nëntor si vendas.

Nuk ka shanse të kualifikohet.

Norëegjia: C3 – pozitë në konfirmim

Më 16 tetor ndaj Bullgarisë si vendas, më 16 nëntor ndaj Sllovenisë si mysafir dhe më 19 nëntor ndaj Qipros si mysafir.

Polonia A3-  ka rënë nga liga

Do të luajnë ndaj Portugalisë më 20 nëntor.

Nga humbja 1-0 ndaj Italisë është konfirmuar rënia e tyre nga ky grup.

Portugalia: A3 – pozitë në konfirmim

Do të luajë me 17 nëntor ndaj Italisë si mysafir dhe më 20 nëntor si vendas ndaj Polonisë

Do të shkojë në finale nëse barazon ndaj Italisë.

Republika e Irlandës: B4- pozitë në konfirmim

Më 16 nëntor ndaj Uellsit si vendas, më 19 nëntor ndaj Danimarkës si mysafir.

Rumania: C4 – pozitë në konfirmim

Do të luajë më 17 nëntor ndaj Lituanisë si vendas dhe më 20 nëntor si mysafir ndaj Malit të Zi.

Russia: B2- pozitë në konfirmim

Do të luajë ndaj Suedisë më 20 nëntor.

Do të mund të kualifikohet nëse e merr një barazim ndaj Suedisë.

San Marino: D2 – pozitë në konfirmim

Do të luajë më 15 nëntor ndaj Moldavisë si vendas dhe më 18 nëntor ndaj Bjellorusisë si vendas.

Nuk ka shanse të promovohet në një grup më lart.

Skocia: C1 – pozitë në konfirmim

Do të luajë me 17 nëntor ndaj Skocisë si mysafir dhe më 20 nëntor ndaj Izraelit si vendas.

Serbia: C4- pozitë në konfirmim

Do të luajë ndaj Malit të Zi më 17 nëntor si vendas, dhe më 20 nëntor ndaj Lituanisë si vendas.

Serbia do të promovohet në një grup më lart nëse fiton edhe Rumania humb ndaj Lituanisë.

Sllovakia: C3 – pozitë në konfirmim

Me 16 nëntor ndaj Ukrainës si vendas dhe më 19 nëntor si mysafir ndaj Republikës së Çekisë.

Sllovenia: C3- pozitë në konfirmim

Do të luajë sonte ndaj Qipros si vendas, më 16 nëntor vendas ndaj Norvegjisë dhe më 19 nëntor mysafir ndaj Bullgarisë.

Do të mund të bjerë nga grupi nëse humb sonte dhe Norvegjia humb ndaj Bullgarisë.

Spanja: A4- pozitë në konfirmim

Do të luajë më 15 nëntor ndaj Kroacisë si mysafir.

Spanja mund ta sigurojë një vend në katërshen e madhe për finale nëse e mposht Kroacinë.

Suedia: B2 – pozitë në konfirmim

Do të luajë më 17 nëntor ndaj Turqisë si mysafir, më 20 nëntor ndaj Rusisë si vendas.

Do të bjerë nga grupi nëse humb ndaj Turqisë ose nëse dështojnë ta fitojnë një ndeshje në nëntor.

Zvicra: A2-  pozitë ende në konfirmim

Do të luajë më 15 nëntor ndaj Belgjikës si mysafir.

Zvicra do të shkojë në finalet e Ligës së Kombeve nëse e mposht Belgjikën me dy gola apo më shumë diferencë.

Turqia: – B2 – pozitë në konfirmim

Do të luajë ndaj Suedisë më 17 nëntor si vendas

Nuk mund të kalojë një grup më lart, por rrezikon të bjerë më poshtë nëse humb ndaj Suedisë.

Ukraina: B1- pozitë në konfirmim

Do të luajë ndaj Çekisë më 16 tetor dhe më 16 nëntor ndaj Sllovakisë si mysafir.

Mund të kualifikohet në një grup më të lart nëse barazon sonte.

Ëellsi:  B4-  pozitë në konfirmim

Do të luajë sonte ndaj Irlandës si mysafir dhe 16 nëntor ndaj Danimarkës si vendas.

Çfarë do të thotë e gjithë kjo?

Finalistët apo kryesuesit (vlen vetëm për kryesuesit e Grupit A), katër fituesit, do të luajnë së bashku ndeshje që zhvillohen më 3 dhjetor.

Këto ekipe gjithashtu sigurohen që të paktën do ta sigurojnë një vend për kualifikimet e Kampionatit Europian EURO 2020.

Ekipet e promovuara (vlen vetëm për skuadrat e Ligës B, C dhe D): Do të lëvizin në një ligë më lartë. Këto ekipe të cilat promovohen, nëse nuk arrijnë të kualifikohen përmes kualifikimeve për EURO 2020, atëherë do të kenë një mundësi që të kualifikohen përmes play-off.

Ato që bien një ligë më poshtë (vlen për ekipet e Ligës A, B dhe C): Do të lëvizin në një ligë më poshtë.