Grupi 'Pussy Riot', Foto: 24.hu

GjEDNj ka vendosur në favor të ‘Pussy Riot’

Sot Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka marrë vendim në favor të grupit “Pussy Riot”.

Atyre u është shkelur e drejta e lirisë së shprehjes me rastin e arrestimit të para dy vjetësh.

Ruset e grupit të muzikës punk (formë agresive e muzikës rock në fund të viteve të 70-ta) “Pussy Riot” u dënuan me dy vjet kamp dënimi për “huliganizëm për shkak të urrejtjes fetare”.

Arrestimi i vajzave të “Pussy Riot” u përcoll me reagime të shumta. E ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton e kishte cilësuar si “joproporcional” dënimin e dhënë ndaj muzikanteve ruse. 

Po ashtu edhe Ambasada amerikane në Rusi e kritikoi vendimin si “jo proporcional”.

Tre muzikantet, Marija Aljoshina, Jekaterina Samuzevitsh dhe Nadezhda Tolokonikova kishte protestuar në muajin shkurt të vitit 2012 me një “lutje punk” në Katedralen Ortodokse të Krishtit Shpëtimtar në Moskë kundër rizgjedhjes së Vladimir Putinit si president.