“Gjakova Bash si Shkodra”

Rama shkruan për kasabanë e Gjakovës

Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama në një postim në facebook ka postuar një foto të vjetër të kasabasë së Gjakovë. Ai ka thënë se teksa sheh këtë foto të vjetër të kasabasë së Gjakovës, mendon për qetësinë qytetare të banorëve të saj.

“AMARCORD”
Është një ndjesi e veçantë të jesh në Gjakovë, qendër qytetërimi për ne shqiptarët, bash si Shkodra, me katolikë e myslimanë, me teqenë e famshme të saadinjve, kisha dhe xhami, aq pamëshirshëm shkatërruar e djegur gjatë luftrave për emancipim.
Teksa sheh këtë foto të vjetër të kasabasë së Gjakovës, mendon për qetësinë qytetare të banorëve të saj, njerëz të punës, intelektualë dhe dijetarë që i japin nder Kosovës dhe gjithë Shqipërisë”, shkruan Rama./21Media