FOTO - Burimi Gretta Beqa Facebook

Getta Beqa do ta përfaqësoj Kosovën në Kampionatin Botëror të Fitnessit në Pekin

Atletja dhe Kampionja botërore e Fitnessit, Getta Beqa, do ta përfaqësoj Kosovën më Kampionatin Botëror të Fitnessit në Pekin i cili do të mbahet nga 17 -19 nëntor.

Beqaj do të garoj në kategorinë “Wellnes Fitness”, ku synon që ta marrë vendin e parë.

Geta pas suksesit që pati në Madridi, ku arriti të marrë vendin e parë në garën e fitnessit “IFBB ELITE PRO”, në kategorinë “Wellness Fitness”.

Për të qenë sa më në formë dhe e përgatitur për garat në Fitness, atletja Getta Beqa, gjatë këtij viti,  përgatitjet i ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ndryshe vitin e kaluar, Getta Beqa,  arriti të dalë e para në Kampionatin Botëror dhe atë Evropian. Suksesi i arritur ka bërë që garuesja kosovare, të marrë edhe oferta të ndryshme, për të stërvitur sportistë anembanë globit.

Këto janë çmimet që atletja Getta Beqa i ka fituar gjatë vitit të kaluar:

World Champion ,  European Champion, World Wellness, Overall Wellness, Wellness Arnold Clasik Europe, Wellness Diamond Cup, Overall Diamond Cup.