Foto: Squawka Football/ Twitter

Gattuso merr përgjegjësinë për rezultatet e dobëta të Milanit

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka folur pas barazimit pa gola ndaj Frosinones.

Ai ka thënë se dje nuk kanë luajtur mirë dhe janë dorëzuar në pjesën e parë.

Sipas tij, nëse Milan dëshiron kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, nuk duhet të luajë si të mërkuren, siç kanë luajtur në pjesën e parë ndaj Frosinones.

“Kundër Fiorentinës kemi krijuar dhe kemi luajtur më mirë, këtu jemi dorëzuar në gjysmën e parë ndaj Frosinones. Ne nuk bëmë mirë, dhe ata fituam çdo rast që ishte 50-50. Për të arritur objektivin tonë të kualifikimit të Ligës së Kampioneve, ne nuk mund të luajmë në mënyrën që kemi bërë në pjesën e parë. Skuadra nuk mund të ketë qasje të tillë në një ndeshje të rëndësishme si kjo, duke u dhënë 45 minuta kundërshtarëve tuaj. Ne nuk jemi në një periudhë të mirë dhe rezultatet nuk po vijnë. Nuk mund të pranoj një shfaqje si ajo në gjysmën e parë”, ka thënë Gattuso.

Ai po ashtu ka komentuar edhe për mundësinë e largimit të tij nga Milan, dhe ka marrë përgjegjësitë për rezultatet e tanishme të ekipit të tij.

“Shqetësimi im është ekipi im, nuk po mendoj për pozicionin tim. Unë jam gjykuar nga rezultatet dhe unë do të vë fytyrën time përpara. Unë jam kapiten i kësaj anije, prandaj është e drejtë të marr të gjitha përgjegjësitë. Është e rëndësishme për mua që të kuptoj se si t’i bëj lojtarët e mi të luajë më së miri. Nuk ka qetësi dhe ata duken nervozë, kjo është ajo për të cilën duhet të mendoj. Sa për pjesën tjetër, çdo gjë mund të ndodhë“, përfundoi Gattuso.

Milan nuk ka arritur të fitojë që katër ndeshje në Serie A, duke pësuar një humbje dhe ka barazuar tre herë.