Foto: RTV 21

Gatopardët ndjekin familjen në park

Një familje që doli nga makina e tyre në mes të një parku në Holandë u rrethua nga gatopardët.

Megjithatë, ata bashkë me fëmijë të vegjël kishtin një largim me fat, thotë menaxheri i këtij parku.

Niels de Wildt thotë se parku e bën të qartë se vizitorët nuk duhet të dalin nga automjetet e tyre, transmeton rtv21.tv.

Familja shihet duke nxituar përsëri në makinë për siguri, ndërsa gatopardët të cilët njihen për shpejtësinë e tyre unike i ndjeknin pas.

Ata që regjistrojnë pamjet mund të dëgjohen duke thënë “Jesus!” në sfond.

Videoja u filmua nga Robin de Graaf, i cili tha: “Mendova se mund të vriteshin dhe i paralajmëruam më parë me shenja, por ata nuk vunë re asgjë.”/21Media