Galtier zëvendësues i Deschamps te Kombëtarja e Francës

Kombëtarja e Francës pritet të mbet pa trajnerin e tyre Didier Deschamps, i cili pritet të transferohet te skuadra e Juventusit.

Juventus para disa ditësh e konfirmoi largimin e Allegrit nga skuadra pas pesë viteve qëndrim në Torino.

Bianconerët dëshirojnë përzgjedhësin e Francës Dider Deschamps që ta marrë drejtimin e bardhë e zinjëve.

Sipas “Daily Record”, Federata e Francës është duke e menduar që tashti zëvendësuesin e Deschamps.

Ai është Christophe Galtier, trajner i skuadrës së Lille.

Galtier flitet se ka pasur bisedime me drejtuesit e federatës së Francës për një marrëveshje të mundshme.