Futsall, Kosova humb nga Bjellorusia

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka debutuar me humbje në fazën e parakualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Në ndeshjen e parë të Grupit B, Kosova është mundur nga Bjellorusia me rezultat të thellë 5:0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3:0, derisa në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Ramadan Cimilit duke pasur parasysh cilësitë e kundërshtarit u treguan më të kujdesshëm në mbrojtje në mënyrë që të pësojnë më pak gola.

Golat për bjellorusët i shënuan Olshevski, Scherbich, Zhigalko dhe Jeton Rukovci e Fadil Goli autogola.

Ndeshjen e dytë Kosova do ta zhvillojë nesër kundër Norvegjisë, kombëtare e cila sonte e mundi Andorrën 5:3.

Pikërisht në dy ndeshjet e ardhshme Kombëtarja jonë do të synojë që të arrijë të sigurojë pozitën e dytë në grup, e cila siguron kalimin në fazën e ardhshme kualifikuese, pasi shihet qartë se favorit për ta fituar grupin janë bjellorusët.