Futboll: Mbyllen pjesët e para të gjysmëfinaleve të Kupës, Trepça ‘89 udhëheq në Gjakovë

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, ku Trepça 89’ është në epërsi prej dy golave në Gjakovë kundër Vëllaznimit.

Ndërsa Feronikeli po fiton 0-1 në Therandë ndaj Ballkanit.

Golin e parë për Trepçën ’89 e ka shënuar Engjëll Hoti në minutën e 23, ndërsa të dytën Arb Manaj në minutën e 45’.

Kurse për Feronikelin ka shënuar Mendurim Hoti në minutën e 31’ të takimit.