Frankurt përmbys gjithçka ndaj Benficas (VIDEO)

Eintracht Frankurft ka arritur që ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë që ishte 4-2 në të mirë të Benficas.

Gjermanët sonte i mposhtën portugezët me rezultat 2-0, duke kaluar në gjysmëfinale të Europa Leagues.

Rezultati nga të dy ndeshjet është 4-4, por Frankfurt kualifikohet falë dy golave të shënuar si mysafirë.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar gol në minutën e 37’ me Kosticin.

Në pjesën e dytë golin e kualifikimit e shënoi gjermani Rode në minutën e 67’.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.