FOTO: Vajza nga Kosova u zgjodh Miss Manchester

Fatime Gashi, shqiptarja me origjinë nga Kosova, është kurorëzuar Miss Manchester mbrëmë.

Ky është një moment emocional për Fatime Gashin që u kurorëzua si Miss Manchester.

Fatimja, e cila është studente e mjekësisë në Salford, fitoi zemrat e gjyqtarëve në finalen e madhe me dy pamje mahnitëse dhe mesazhin e saj se: “sa herë që ndihmoni dikë ju bëheni hero”.

Fatimja, 21 vjeçe, dhe familja e saj u larguan nga Kosova e shkatërruar nga lufta në 1999 si refugjatë për të filluar një jetë të re në Manchester, të cilin ata e kanë quajtur shtëpi./21Media