Pamje pas fundosjes së anijes "Titanic" - Foto: Rtv21

Foto të Rralla Pas Fundosjes së Anijes 'Titanic' Dalin në Ankand

Foto të rralla në të cilat shfaqet grupi i shpëtimit pas mbytjes së anijes “Titanic” dalin në ankand gjatë kësaj jave.

Fotot janë në një fotoalbum të avokatit Louis M. Ogden.

Ai po nisej drejt Europës me bashkëshorten e tij, Agatha, kur në prill të 1912-s anija e tyre mori një thirrje emergjence nga “Titanic”, e cila ishte përplasur me një ajsberg dhe po fundosej, shkruan rtv21.tv.

Anija “Carpathia” mbërriti në vendngjarje në agim, duke nisur që të shpëtojë të mbijetuarit që kishin kaluar natën në varkat e shpëtimit.

Ogden kishte blerë aparatin fotografik për udhëtimin. Aparati ishte mjet tepër i rrallë dhe atë e blinin vetëm të pasurit./21Media