FOTO: Basketboll, Prishtina e mposht Bashkimin

KB Prishtina në kategorinë e vajzave e ka mposhtur Bashkimin me rezultat 78-68, në kuadër të ndeshjes së dytë në fazën finale.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët duke e mbyllur çerekun e parë me rezultat 17-22, në të mirë të Bashkimit.

Por, vajzat nga kryeqyteti prej çerekut të dytë u treguan më të vëmendshme dhe e morën lojën nën kontroll, duke e fituar këtë çerek me rezultat 21-14, dhe me rezultat të përgjithshëm 38 -36.

Në pjesën e dytë përsëri ekipi që dominoi ishte Prishtina duke e fituar këtë çerek me rezultat 18-22.

Çereku i fundit ishte më i balancuar, por komoditeti që e kishte krijuar Prishtina në çerekët e mëhershëm e bëri që ta fitoj lojën me rezultat 78-68.

Ndeshjen e parë e kishte fituar Bashkimi në Prizren me rezultat 66-64.

Skuadra që fiton 3 ndeshje në serinë finale shpallet kampione.

Te Prishtina më e mira ishte Irma Konjusha me 20 pikë.

Irma Konjusha – KB Prishtina

Ndërsa te Bashkimi më e dalluara ishte Danisha Shaw me 35 pikë.

 

Danisha Shaw – KB Bashkimi