Formacionet zyrtare: Liverpool – Chelsea, Shaqiri përsëri rezervë (Foto)

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Liverpool- Chelsea, e cila zhvillohet në kuadër të xhiros së 34-të në Premierligë.

Liverpool në këtë ndeshje në fazën e sulmit do të jetë me treshen e përhershme Mane- Firmino – Salah.

Jurgen Klopp ka vendosur përsëri që ta lërë Xherdan Shaqirin në bankën e rezervistëve.

Kjo ndeshje ka rëndësi për të dy ekipet, për Liverpoolin që të mbetet në garë për titullin e kampionit dhe për Chelsean që ta zërë një vend në Ligën e Kampionëve.