Florent Muslija (i dyti majtas)

Florent Muslija: Për Kosovën vendosa me zemër

Të premten u bë zyrtarizimi i Florent Muslijas te Kombëtarja e Kosovës.

20 vjeçari Muslija të premtën nënshkruajti kontratën me kryetarin e FFK-së Agim Ademin, ku do të jetë i gatshëm që t’i mbrojë ngjyrat e “Dardanëve” prej ndeshjes së ardhshme në shtator ndaj Republikës së Çekisë.

Muslija ka dhënë një intervistë për faqen zyrare të Hannoverit,  duke thënë se vendimi që të luaj për Kosovën ishte nga zemra.

“Rrënjët e mia e janë në Kosovë, aty është edhe familja ime. Ky ishte vendim nga zemra”, deklaroi Muslija për faqen zyrtare të klubit gjerman.E di se është gjëja e duhur që kam bërë për karrierën time me Kombëtare, kam ndjenjë të mirë për këtë”, ka thënë Muslija.

Me Hannoverin  Muslija ka arritur që në sezonin e parë t’i luajë 17 ndeshje në Bundesligë duke i shënuar edhe dy gola.

Në të gjitha kompeticionet lojtari më i ri i Kosovës këtë sezon i ka luajtur 24 ndeshje duke i shënuar tre gola.

Vlera e tij aktuale sipas faqes së vlerësimeve “Transfermarkt.com” është 3 milionë euro.

 

Florent Muslija i bashkohet kombëtares së Kosovës në futboll (VIDEO)