Florent Hasani shënon supergol në stilin e Leo Messit (VIDEO)

Mesfushori kosovar Florent Hasani ka shënuar një super gol në fitoren e skuadrës së tij hungareze Diosgyori ndaj Mol Vidit.

Këtë ndeshje Diosgyori e fitoj me rezultat 2-1, ndaj Mol Vidit në kuadër të xhiros së 31-të Ligën Hungareze.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës e ka shënuar një supergol në minutën e 5’ në stilin e Lionel Messit.

Hasani në këtë sezon deri më tani i ka shënuar gjashtë gola.