Flamurtari shijon fitoren pas 8 ndeshjeve (Foto)

Flamurtari ka arritur ta gjejë rrugën e fitoreve pas tetë ndeshjeve, duke e mposhtur Lirinë me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 27-të në Superligen e Kosovës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Shend Kelmendi në minutën e 55’.

Pas kësaj fitoreje Flamurtari pozicionohet në vendin e nëntë me 32 pikë.

Ndërsa Liria në vendin e 11-të që e dërgon në Ligën e Parë me 24 pikë.

Flamurtari ndeshjen e ardhshme do ta luajë ndaj Ferizajt si mysafir.

Kurse Liria do ta presë Ballkanin në shtëpi të vet.