Flamurtari  kërkon që ta ndalë Llapin i cili po kalon në formë të mirë  (Foto)

Flamurtari të shtunën prej orës 13:30, do ta pres në kryeqytet skuadrën e Llapit, ku do të përballet me ta në kuadër të xhiros së 16, në Ipko Superligën e Kosovës.

Flamurtari pas 15 xhirove ka grumbulluar 22 pikë dhe pozicionohet në vendin e gjashtë, ku fitorja ndaj Llapit do t’i jepte më shumë komoditet sa i përket çështjes së mbijetesës.

Ndërsa Llapi ka grumbulluar 29 pikë dhe është ndjekësi kryesorë i  Prishtinës dhe Feronikelit, kërkon që më çdo kusht ndaj Flamurtarit të kthehet me tri pikë të plota në Llap.