Flaka Loxha e artë në Kupën Evropiane të Xhudos

Xhudistja kosovare, Flaka Loxha fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane të xhudos për juniore “Sarajeva 2019”.

Xhudistja Loxha sot doli kampione në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo shënoi katër fitore, kurse rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Loxha në finale mundi holandezen, Van de Meeberg, kurse në gjysmëfinale triumfoi ndaj serbes, Marica Perisiq.