Foto: Uefa Champions League

Fitore e vështirë e Manchester Cityt ndaj Schalkes (Foto)

Manchester City ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Schalkes vendase me rezultat 3-2.

City kaloi në epërsi në minutën e 18’ me Sergio Agueron.

Vendasit e rikthyen rezultatin në pjesën e parë me dy gola nga Nabil Bentaleb, në minutat e 38’ dhe 45’.

Në pjesën e dytë Manchester City mbeti me një lojtar më pak, pasi Otamendi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Por, djelmoshat e Pep  Guardioles nuk u dorëzuan dhe arritën ta përmbysin rezultatin me Sanen  në minutën e 85’ dhe Sterlingun në minutën e 90’.

Ndeshja e kthimit luhet në ‘Etihad Stadium’ me 12 mars.