Fitore e lehtë e Manchester Cityt (Foto)

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë ndaj Wolvesit, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.

City kaloi në epërsi në minutën e 10’ me golin e Gabriel Jesus i cili u asistua për mrekulli nga Sane.

Për vendasit punët u bënë më të lehta, kur lojtari i Wolvesit, Boly, në minutën e 19’ u ndëshkua me karton të kuq.

“Qytetarët” e shfrytëzuan epërsinë numerike dhe në minutën e 39’ e dyfishuan epërsinë  me sulmuesin brazilian Gabriel Jesus.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0.

Në pjesën e dytë e pamë vetëm një gol të realizuar nga vendasit. Goli i tretë ishte autogol i shënuar nga Coady në minutën e 78’.

Pas kësaj fitore Manchester City mbetet në pozitën e dytë me 53 pikë.