Foto: Serie A/Twitter

Fiorentina në gjysmëfinale, e shkatërron Romën (Foto)

Fiorentina ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pas fitores së thellë ndaj Romës me rezultat 7-1.

Fiorentina qysh në fillim e paralajmëroi Romën se fitorja sot do të mbetej në Firencë.

Federico Chiesa shënoi golin e parë në minutën 7’, pas asistimit të Mirallas.

Violat e dyfishuan epërsinë përsëri me Chiesan në minutën e 18’, me të njëjtin asistues Kevin Mirallas.

Roma e ngushtoi epërsinë në minutën e 28’ me serbin Kolarov.

Vendasit nuk u ndalën në pjesën e parë, pasi e shënuan edhe një gol në minutën e 33’ me Luis Murielin.

Si pjesën e parë ashtu edhe të dytën vendasit e nisën furishëm.

Benassi e shënoi golin e katërt për Fiorentinën në minutën e 66’.

Për rezultatin 5-1, u përkujdes Federico Chiesa në minutën e 74’, ku edhe e kompletoj hat-tricikin e tij në këtë ndeshje.

Fiorentina nuk u ndal me kaq, pasi i shënoi edhe dy gola me Simeonen në minutën e 79’ dhe 89’.