Filipe Luis: Shpresoj që të vazhdoj me Atletico Madridin edhe për sezonin tjetër

Mbrojtësi i majtë i Atletico Madrid Filipe Luis, mund të largohet nga Atletico Madridi në fund të sezonit, pasi brazilianit i skadon kontratë në verë.

33 vjeçari mbrëmë pas fitores me rezultat 3-2, ndaj Valencias, ka deklaruar se dëshiron që të vazhdoj edhe sezonin tjetër me Atleticon.

“Shpresoj që të vazhdoj edhe tjetrin sezon me Atleticon. Dëshiroj të qëndroj dhe këtë ia kam bërë të qartë. Varet nga klubi, nësë ata dëshirojnë ata që unë të qëndroj, është në duart e tyre. Unë jam duke i shijuar lojrat dhe shpresoj që ta bind Atleticon që të qëndroj edhe për sezonin tjetër”, ka deklaruar Filipe Luis për Bein La Liga.

Filipe Luis është pjesë e Atleticos prej vitit 2010, ai për një sezon u transferua te Chelsea, por prapë u rikthye te spanjollët.