Foto: FIBA

FIBA e renditë Dardan Berishën në mesin e 10 përforcimeve më të rëndësishme të vitit

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha është renditur nga FIBA në mesin e TOP 10 përforcimeve më të rëndësishme të vitit.

Në faqen zyrtare të FIBA-s thuhet se sezoni i ri i Kupës së Botës është duke nisur, por suksesi i 32 klubeve të përfshira do të mbështetet aq shumë në atë që ata kanë bërë deri në këtë pikë ashtu si edhe në përpjekjet e tyre në sallë gjatë gjithë sezonit të rregullt dhe më gjerë.

Kush e bëri më të madhe jashtë sezonit? Le të hedhim një vështrim në një listë të blerjeve më të nxehta që kanë potencialin më të madh për të lëvizur diçka në këtë garë.

Më poshtë është lista me Top 10 përforcimet:

Semih Erden, Istanbul BBSK

Axel Hervelle, Spirou Basket

Toney Douglas, Sakarya BSB

Vitali Liutych, Tsmoki-Minsk

Gabe Olaseni, s.Oliver Wurzburg

Deividas Gailius, Pinar Karsiyaka

Kaloyan and Deyan Ivanov, Levski Lukoil

Dardan Berisha, Z Mobile Prishtina

Jack Cooley, Dinamo Sassari

Në faqen zyrtare të FIBA-s ata kanë publikuar një video të shkurtë për të treguar performancën e tij të mirë para transferimit në Z Mobile Prishtina.