FFK merr vendime të rëndësishme në prag të njëvjetorit të vdekjes së legjendës Fadil Vokrri

Komiteti Ekzekutiv i Federatës e Futbollit e Kosovës, në mbledhjen e djeshme ka marrë vendim që të themelojnë Komisionin për rregullimin e varrit të legjendës Fadil Vokrri.

Për këtë çështje sipas FFK-së, është formuar komisioni i përbërë nga Agim Dibrani si kryetar, Ariantit Ahmeti, Ilaz Mjaku e Mirsad Çollakusi anëtarë.

Poashtu Komiteti Ekzekutiv në ditëlindjen e Fadil Vokrrit, me 23 korrik do të organizoj një turne përkujtimor në kategorinë e veteranëve të kohës dhe brezit të Fadil Vokrrit.

Për më shumë shikojeni njoftimin e plotë të FFK-së.

Meqenëse po afrohet njëvjetori i vdekjes së legjendës së futbollit dhe ish-presidentit Fadil Vokrri, KE mori vendim dhe themeloi Komisionin për rregullimin e varrit. Kështu që, Komisioni i përbërë nga Agim Dibrani, kryetar, Arianit Ahmeti, Ilaz Mjaku e Mirsad Çollaku anëtarë do të përkujdesen për mbarëvajtjen e punimeve të varrit të ish-presidentit. Po ashtu, KE në datëlindjen e legjendës Fadil Vokrri më 23 korrik do të organizojë një turne përkujtimor në kategorinë e veteranëve të kohës dhe brezit të Fadil Vokrrit, e ku do të marrin pjesë veteranët e klubeve, në të cilat ka luajtur legjenda, Llapi, Prishtina, Partizani dhe Fenerbahçe. Për këtë turne dhe mbarëvajtjen e tij KE themeloi Komisionin në përbërje Bakir Buri, kryetar, Jusuf Tortoshi e Luan Salihu anëtarë. Në këtë mbledhje KE vendosi edhe për hartimin e Strategjisë Zhvillimore të FFK-së për periudhën 2020-2024, në përputhje edhe me kërkesat e UEFA-s për hartimin e strategjisë të federatave kombëtare. Për hartimin e kësaj strategjie do të përkujdesen presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu bashkë me shefat e sektorëve në FFK si dhe do të angazhojë ekspertë të fushave në mënyrë që strategjia të jetë sa më profesionale dhe gjithëpërfishrëse. KE shqyrtoi dhe analizoi edhe agjendën e grumbullimeve të ekipeve kombëtare dhe mori vendim që të gjitha agjendat e punës së Kombëtareve të jenë në përputhje me racionalitetin dhe nevojat e duhura në përputhje me objektivat e secilës kombëtare. Po ashtu KE shqyrtoi edhe kërkesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi.