Foto: LLAPI/ Facebook

FFK me lajm të mirë për gjyqtarët, ua rritë mëditjet për 100%

Kryetari i Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar se nga xhiroja e ardhshme gjyqtarët kosovarë do të marrin mëditjet e tyre me rritje 100%.

Lajmin e ka konfirmuar vet Ademi, ku ka mbajtur një mbledhje me gjyqtarët e vendit dhe ka analizuar rrjedhën e kampionatit në Superligën e Kosovës, Ligën e Parë dhe në Ligën e Dytë.

Rritje të mëditjes për gjyqtarët do të ketë për secilën kategori.

Ngritja e mëditjeve për gjyqtarët:

Superliga:

Gjyqtarë kryesorë: Nga 100 në 200 euro
Gjyqtarë asistentë: Nga 75  në 150 euro
Gjyqtarë i katërt: Nga 50 në 100 euro

Liga e Parë:

Gjyqtarët kryesorë: Nga 75 në 150 euro
Gjyqtarët asistentë: Nga 60 në 120 euro

Liga e Dytë:

Gjyqtarët kryesorë: Nga 50 në 100 euro
Gjyqtarët asistentë: Nga 40 në 80 euro