FFK-ja vjen me njoftim rreth shtypjes së biletës

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të gjithë ata tifozë të cilët janë pajisur me bileta për ndeshjen e nesërme ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, duhet që t’i shtypin në versionin bardhë e zi.

Sipas FFK-së bileta e shtypur duhet të jetë e pastër, pasi teksti e kodi duhet të jenë të pastër në mënyrë që mos të ketë probleme.

Për më shumë lexoni njoftimin e plotë të FFK-së.

Njoftim rreth shtypjes së biletës

24 mars, 2019 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që kanë blerë bileta online për ndeshjen Kosovë – Bullgari, se duhet ta shtypin biletën në versionin bardhezi. Bileta e shtypur duhet të jetë e pastër dhe teksti e kodet duhet të jenë të lexueshme në mënyrë që poseduesi i biletës të mos ketë probleme gjatë hyrjes në stadium. Pra, çdo posedues i biletës duhet ta ketë parasysh që ajo të mos jetë e dëmtuar.